Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 48)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 48

وَمَا كُنْتَ تَتْلُو مِنْ قَبْلِهِ مِنْ كِتَابٍ وَلَا تَخُطُّهُ بِيَمِينِكَ ۖ إِذًا لَارْتَابَ الْمُبْطِلُونَ 48 ٤٨

Dhe ti – para (Kur’anit) nuk ke lexuar kurrfarë libri, e as që ke shkruar me dorën tënde, (se) atëherë, do të dyshonin të degjeneruarit. (48)

Tefsiri
Ti (Muhamed)

nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij

(Kur'anit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime. -

Nëse do të ishte e kundërta, pra, nëse ti do të dije të lexoje dhe të shkruaje, atëherë do të dyshonin dhe ngjallnin pasiguri ata që gjithmonë refuzojnë të vërtetën. Ata do të thoshin që “e mësoi nga ndonjë libër tjetër ose e kopjoi prej tyre”. Por nuk është aspak kështu. Ky libër u zbrit në zemrën tënde nga Zoti i botëve, i Cili i sfidoi të gjithë oratorët dhe elokuentët, për të sjellë qoftë edhe një sure si ai, dhe ata mbetën të gjithë të paaftë që t’i përgjigjen sfidës, edhe pse ishin të mbushur me një urrejtje e armiqësi të papërshkrueshme, që i nxiste për të kundërtën. Madje nuk guxuan as ta mendojnë se mund të përballeshin me Kur'anin, për vetë gradën e lartë dhe të paaritshme të tij. E si mundet që fjala e një njeriu të mund t’i afrohet fjalës së Zotit të botëve apo edhe t’i përngjajë asaj?!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë