Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 49

بَلْ هُوَ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ فِي صُدُورِ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ ۚ وَمَا يَجْحَدُ بِآيَاتِنَا إِلَّا الظَّالِمُونَ 49 ٤٩

Jo! Ai (Kur’ani) – është me argumente të qarta në zemrat e tyre që u është dhënë dija, e argumentet Tona i mohojnë vetëm zullumqarët – (49)

Tefsiri

Por, ja! Ai

(Kur'ani)

është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria. -

Kur'ani është një libër me ajete të qarta dhe jo të mistershme për zemrat e dijetarëve, të cilët janë me të mirët e krijesave, me të mençurit dhe më të urtët. Ata janë më të kompletuarit mes njerëzve. Nëse në sytë dhe në zemrat e këtyre të zgjedhurve ky libër është argument i qartë dhe dukshëm i vërtetë, atëherë ai duhet të jetë i pranuar si i tillë edhe nga të tjerët. Mohimi i të tjerëve nuk e dëmton aspak madhështinë dhe vërtetësinë e tij. Madje, ky mohim është një padrejtësi dhe paudhësi e qartë.

Argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve. -

Sepse këtë libër e mohon veçse një i mjerë, që flet për të pa dituri dhe nuk ndjek rrugën e dijetarëve, që dinë si të njohin të vërtetën dhe shenjat e saj. Ose e mohon ndonjë që bën sikur nuk di, e në fakt, e di mirë se ai është i vërtetë, po me kokëfortësi e refuzon atë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë