Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ ۚ وَلَوْلَا أَجَلٌ مُسَمًّى لَجَاءَهُمُ الْعَذَابُ وَلَيَأْتِيَنَّهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
Dhe, ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit. E, sikur të mos ishte afati i caktuar, atyre do t’u kish arritur dënimi. Dhe, me siguri, atyre, do t’u vie papritmas e nuk do ta hetojnë. (53)
Ata kërkojnë prej teje përshpejtimin e dënimit
(për ta). - Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na tregon rreth injorancës së atyre që mohojnë Profetin dhe refuzojnë të besojnë Shpalljen që ai solli prej Zotit. Ata të mjerë thanë: “Na i përshpejto dënimin!” Duke treguar se nuk e besojnë diçka të tillë, ata thanë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” [Junus 48]. Por Allahu i Madhëruar u thotë:Sikur të mos ishte afati i caktuar
(nga Allahu), dënimi do t’u vinte menjëherë. -
Allahu i Lartësuar ka vendosur një afat për dënimin e tyre dhe ai afat akoma nuk ka ardhur. Po të mos ishte ky afat i vendosur nga Zoti: "dënimi do t’u vinte menjëherë", për shkak të mohimit të së vërtetës dhe kësaj sfide të paturpshme që i bëjnë Zotit. Sikur Zoti t’i ndëshkonte, sipas injorancës së tyre, ai do të sillte një ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër. Megjithatë, të mos nxitohen duke kërkuar përshpejtimin e ndëshkimit, se ai ka për t’u ardhur, siç thotë Allahu:Por ai sigurisht do t’u vijë, por do t'u vijë befas, atëherë kur ata nuk e presin. -
Dhe ndodhi vërtet ashtu siç njoftoi Zoti i Madhëruar, kur ata shkuan me këmbët e veta në luftën e Bedrit, duke u lëvduar para njerëzve dhe të bindur plotësisht se do t’ia arrinin qëllimit. Allahu i Madhëruar i poshtëroi në atë luftë, kur u vranë krerët e tyre dhe u goditën të gjithë armiqtë e Profetit. Nuk mbeti shtëpi nga idhujtarët pa u goditur nga ajo fatkeqësi. Atyre u erdhi dënimi atëherë kur nuk e prisnin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë