Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ أَرْضِي وَاسِعَةٌ فَإِيَّايَ فَاعْبُدُونِ
O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, Toka Ime është e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua! (56)
O robërit e Mi, që keni besuar! -
Allahu iu drejtohet adhuruesve të Tij, që besojnë Atë dhe të gjithë profetët e Tij, dhe thotë:Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni! -
Nëse ju ndalohet adhurimi i Zotit në një vend, largohuni prej tij, për të shkuar në një vend tjetër, atje ku i gjithë adhurimi i kushtohet Allahut një dhe të vetëm. Vendet ku mund të adhurohet Zoti janë të shumta dhe të gjera dhe i vetmi që meriton adhurimet tuaja është Allahu.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë