Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 60

وَكَأَيِّنْ مِنْ دَابَّةٍ لَا تَحْمِلُ رِزْقَهَا اللَّهُ يَرْزُقُهَا وَإِيَّاكُمْ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 60 ٦٠

E, sa shtazë ka, të cilat nuk e bartin me vete furnizimin. Perëndia i furnizon ato dhe juve! Ai, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. (60)

Tefsiri
Allahu i Madhëruar është Krijuesi dhe Furnizuesi i krijesave. Ai ka në dorë rizkun e krijesave, qoftë atyre të forta, qoftë atyre që janë të dobëta. Ai thotë:

Sa e sa gjallesa nuk kanë mundësi ta gjejnë rizkun. -

Sa e sa gjallesa që janë të dobëta e nuk kanë forcë e aftësi të gjejnë rizkun për veten e vet, por është Allahu i Gjithëmëshirshëm që i ushqen e kujdeset për to në çdo çast.

Është Allahu Ai që i ushqen edhe ato edhe ju. -

Të gjithë ju jeni krijesa nevojtare, që Zoti jua siguron ushqimin. Është Ai që jua mundëson rizkun tuaj, siç është i Vetmi Ai që ju krijoi dhe administron të gjitha çështjet tuaja e përkujdeset për ju.

Ai dëgjon dhe di gjithçka. -

Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. Asnjë gjallesë nuk shkatërrohet nga mungesa e rizkut dhe shkak për këtë të jetë se Zoti nuk e di. Zoti di gjithçka dhe çdo gjë ndodh me lejen dhe diturinë e Tij të plotë, siç thotë i Madhëruari: “Nuk ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos ushqehet nga Allahu. Ai e di vendbanimin dhe vendprehjen e tyre. Gjithçka gjendet në një Libër të qartë (Leuhi mahfudh). " [Hud 6].

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë