Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 7)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 7

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَحْسَنَ الَّذِي كَانُوا يَعْمَلُونَ 7 ٧

E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, me siguri do t’u shlyejmë të këqiat e tyre dhe do t’i shpërblejmë ata më mirë se punën që kanë bërë. (7)

Tefsiri

Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat... -

Atyre që Allahu u bëri mirësi duke iu dhënë imanin e pastër dhe forcë të bëjnë punë të mira sipas imanit të tyre, Ai ka për t’ua mbuluar dhe fshirë të metat, sepse veprat e mira i fshijnë veprat e këqija.

dhe do t’u japim shpërblim të madh për veprat më të mira që kanë bërë. -

Ai do t’i shpërblejë për veprat e mira, qoftë ato të detyrueshme, qoftë ato të pëlqyeshme. Këto dy kategori veprash, pra, të urdhëruarat dhe të pëlqyeshmet, janë veprat më të mira që bën robi dhe Zoti na tregon se për ato do të japë shpërblim të mirë, madje edhe më të mirë sesa meriton vetë vepra. Zoti na thotë se do ta shpërblejë për veprat më të mira, sepse përveç tyre njeriu bën edhe vepra që janë thjesht të lejuara, ose vepra të tjera që janë jo të tilla.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë