Sureja El-Ankebut (Merimanga — العنكبوت) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




29 El-Ankebut(العنكبوت), Ajet 8

وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حُسْنًا ۖ وَإِنْ جَاهَدَاكَ لِتُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا ۚ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 8 ٨

Na e kemi obliguar çdo njeri, që t’u bëjë mirë prindërve të vet. Por nëse ata të nxisin ty që të më bësh Mua shok, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata. Tek Unë do të ktheheni ju, e do t’ju lajmëroj Unë juve për atë që keni punuar. (8)

Tefsiri

Ne e kemi urdhëruar njeriun që të sillet mirë me prindërit e vet. -

Ne e kemi porositur njeriun që të jetë bamirës me dy prindërit e tij, me fjalë dhe punë të mira për ta. Ai duhet të jetë i vazhdueshëm në këtë punë dhe të jetë shumë i kujdesshëm që kurrë të mos jetë i vrazhdë në fjalë dhe në sjelljen me ta. Por:

Por nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua

(në adhurim)

dikë për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata! -

Sepse askush nuk mund të sjellë argument dhe ndonjë dituri në lidhje me shirkun. Kjo tregon ligësinë dhe dënimin e madh të shirkut. Nëse ata të shtyjnë e të urdhërojnë për shirk, atëherë mos i dëgjo ata!

Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë. -

Unë do t’ju shpërblej për veprat tuaja. Prandaj jini bamirës me prindërit tuaj dhe bindjuni atyre mbi çdo fjalë e urdhër tjetër, përveç urdhrit të Zotit dhe fjalës së Tij dhe të Profetit të Tij. Bindja ndaj prindërve ka përparësi mbi çdo bindje tjetër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë