Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ تَفَرَّقُوا وَاخْتَلَفُوا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْبَيِّنَاتُ ۚ وَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u shpërndanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh, - (105)
E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta! -
Është e çuditshme se përçarja e tyre erdhi pasi iu ishte bërë e qartë e vërteta. Ishin shumë porosi dhe urdhra të Zotit që i ndalonin ata të përçaheshin mes njëri-tjetrit. Kështu, ata duhej të ishin ndër të parët që do t’i përkushtoheshin plotësimit dhe zbatimit të fesë së Zotit. Megjithatë, edhe pse të bindur se po kundërshtonin të vërtetën e sjellë nga Zoti, ata bënë të kundërtën e asaj që Zoti i urdhëroi, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin e madh, siç thotë i Lartësuari:Për ata do të ketë një dënim të madh.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë