Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَقَدْ كُنْتُمْ تَمَنَّوْنَ الْمَوْتَ مِنْ قَبْلِ أَنْ تَلْقَوْهُ فَقَدْ رَأَيْتُمُوهُ وَأَنْتُمْ تَنْظُرُونَ
E ju e dëshiruat vdekjen para se të ballafaqoheshi me te; qe pra, ju e patë ate, duke qenë vështruesit e saj. (143)
Ju ishit, vërtet ata që dëshironit vdekjen para se të përballeshit me të. -
Shumë sahabë që nuk morën dot pjesë në luftën e Bedrit dëshironin që Allahu i Lartësuar t'u mundësonte ndonjë tjetër ballafaqim me armikun, ku ata të shfaqnin trimërinë dhe luftën e tyre për hir të Allahut të Lartësuar. Kështu, Allahu i Lartësuar u thotë atyre:Ja, tani e patë atë
(vdekjen)me sytë tuaj. –
Kuptimi: Ç’po ndodh me ju?! Pse po tregoni mungesë durimi? Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk ju shkon për shtat juve, e sidomos atyre që vetë e kërkuan një gjë të tillë. Ju vetë e kërkuat këtë luftë. Kështu që, nëse e kërkuat, është detyrë për ju tani t'i bëni ballë dhe t’i qëndroni si burrat kësaj sprove. Ju duhet të jepni maksimumin në qëndresën tuaj. Nga ky ajet mësojmë se nuk është e papëlqyeshme të shpresosh martirizimin në rrugën e Allahut të Lartësuar, pasi Ai i ka miratuar të tilla dëshira dhe nuk i ka ndaluar. E vërteta është që Allahu i Lartësuar i qortoi besimtarët për faktin që ata nuk iu përmbajtën asaj që vetë kishin premtuar dhe kërkuar. Në fund, Allahu i Lartësuar e di më mirë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë