Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 152)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 152

وَلَقَدْ صَدَقَكُمُ اللَّهُ وَعْدَهُ إِذْ تَحُسُّونَهُمْ بِإِذْنِهِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا فَشِلْتُمْ وَتَنَازَعْتُمْ فِي الْأَمْرِ وَعَصَيْتُمْ مِنْ بَعْدِ مَا أَرَاكُمْ مَا تُحِبُّونَ ۚ مِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنْكُمْ مَنْ يُرِيدُ الْآخِرَةَ ۚ ثُمَّ صَرَفَكُمْ عَنْهُمْ لِيَبْتَلِيَكُمْ ۖ وَلَقَدْ عَفَا عَنْكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ 152 ١٥٢

Me të vërtetë, Perëndia e realizoi premtimin e vet, kur ju me vullnetin e Tij e thyet armikun. Por kur ju, lidhur me detyrën që u ishte caktuar, u demoralizuat e u grindët në mes vet dhe kundërshtuat, e Ai madje u tregoi atë që e dëshironit, - disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, kur disa nga ju dëshirojnë botën tjetër; - pastaj Ai, për t’ju provuar juve, bëri që të zmbrapseni para armikut. Dhe, me të vërtetë, Perëndia ju fali juve atë gabim. Se, Perëndia është pronar i mirësisë së madhe për besimtarët. (152)

Tefsiri

Allahu e përmbushi premtimin e Vet ndaj jush, kur ju, me vullnetin e Tij, po i shfarosnit ata

(në fillim të betejës)

.... –

Kuptimi: Ai ju ndihmoi që në fillim, duke ju dhënë epërsi të dukshme kundër tyre. Ju filluat t’i korrnit ata me shpatat tuaja. Por kjo ndihmë u ndërpre atëherë kur ju vetë e kërkuat dhe e shkaktuat atë me veprat tuaja.

Por kur ju u dobësuat... –

Pra, ishit ju vetë që e shkaktuat humbjen tuaj dhe që e ndihmuat armikun kundër vetes suaj. Me dobësinë tuaj në zbatimin e urdhrit të Profetit dhe në largimin nga harami, ju ulët qëndrueshmërinë tuaj përpara armikut.

...dhe u përçatë me njëri-tjetrin për çështjen e urdhrit

(të Profetit)- Ata u grindën dhe u përçanë me njëri-tjetrin për një çështje tepër të rëndësishme, në vend që të ishin të bashkuar. Kështu, disa prej tyre thanë: “Duhet të qëndrojmë në pozicionin ku na vendosi Profeti (a.s.) dhe të mos lëvizim prej tij, sikurse u urdhëruam!” Të tjerët thanë: “Nuk kemi pse të rrimë më këtu, sepse armiku ynë tashmë u mund.” Por ky qëndrim i dytë ishte thyerje e një urdhri të rëndësishëm – ashtu siç e konsideron Allahu i Lartësuar – të dhënë nga Profeti (a.s.). Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:

...dhe e thyet atë urdhër pasi e patë atë që e dëshironit

(plaçkën e luftës). – Kuptimi: Ju e thyet urdhrin, pasi patë atë që e dëshironit (fitoren), ndërkohë që përgjegjësia juaj pas mirësisë së dhuruar nga Allahu i Lartësuar duhej të ishte më e madhe, sepse mirënjohësi duhet të jetë më i bindur se çdokush tjetër. Mesazhi është shumë i qartë. Për të arritur fitoren dhe për ta ruajtur atë, detyra është gjithmonë e njëjta: Zbatimi i urdhrave të Allahut të Lartësuar dhe të Profetit të Tij ose, me fjalë të tjera, ruajtja e devotshmërisë.

Pati prej jush që u pëlqeu kjo jetë, por pati edhe të tjerë prej jush që parapëlqyen Jetën Tjetër. -

Kuptimi: Disa prej jush pëlqyen dynjanë dhe të mirat e saj (plaçkën e luftës). Këta ishin ata që thyen urdhrin e Profetit (a.s.), dhe kjo u solli pasojat që dihen. Megjithatë, pati edhe të tjerë prej jush që dëshiruan ahiretin, pra, shpërblimin e Allahut të Lartësuar të rezervuar për ata që i binden Atij dhe Profetit të Tij, ose për ata që e ruajtën të pacenuar devotshmërinë. Këta ishin ata që iu përmbajtën deri në fund urdhrit të Profetit (a.s.), duke qëndruar të patundur nga pozicionet e tyre, derisa u vranë.

Pastaj, Ai bëri që ju të zbrapseni nga armiku, për t’ju sprovuar. –

Pra, pasi ju vepruat në atë mënyrë, Allahu i Lartësuar e shndërroi epërsinë tuaj në disfatë. Armiqtë filluan të fitonin dhimbshëm kundër jush. Allahu i Lartësuar e bëri këtë si sprovë për ju, që të dallohet qartë besimtari nga qafiri, i binduri nga i pabinduri. Allahu i Lartësuar e bëri, gjithashtu, që t’ju falë gjynahet dhe t’ju mbulojë të metat e gabimet që ju vepruat. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:

Ai, pa dyshim, jua fali juve

(atë gabim)

. Allahu ka mirësi të mëdha për besimtarët. -

Mirësia e Allahut ndaj tyre ishte shumë e madhe. Së pari, Ai i udhëzoi ata në Islam. Ai i udhëzoi ata të kuptonin dhe të jetonin sipas dispozitave të Tij. Allahu ua mbuloi të metat dhe ua fali gabimet. Ai i shpërbleu ata për veprat e mira, madje edhe për sprovën që i goditi. Nga mirësitë e mëdha të Allahut të Lartësuar për besimtarët është edhe fakti që të gjitha përcaktimet e Tij për ta janë mirësi dhe në dobi të tyre. Çdo mirësi apo sprovë që i godet besimtarët është në të mirë dhe në dobi të tyre. Nëse u vijnë të mirat, ata, me mirësinë dhe suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen mirënjohës ndaj Tij, dhe kështu fitojnë shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për mirënjohësit dhe falënderuesit. E nëse i godet ndonjë sprovë apo fatkeqësi, ata, me suksesin e dhënë prej Zotit të tyre, tregohen durimtarë, dhe në këtë mënyrë fitojnë shpërblimin që Zoti i tyre ka rezervuar për durimtarët.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë