Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 157)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 157

وَلَئِنْ قُتِلْتُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوْ مُتُّمْ لَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرَحْمَةٌ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ 157 ١٥٧

Nëse ju vriteni ose vdisni në udhë të Perëndisë, falja (e mëkatëve) dhe mëshira e Perëndisë, me të vërtetë, janë më të mira nga ato që kanë grumbulluar ata. (157)

Tefsiri
Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. -

Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë