Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَنْ يَغُلَّ ۚ وَمَنْ يَغْلُلْ يَأْتِ بِمَا غَلَّ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ
Është e pamundur për ndonjë Pejgamber, që të bëjë farë mashtrimi (të marrë fshehurazi nga pasuria e luftës), e kushdo që të bëjë mashtrim do të vijë (i ngarkuar me këtë mëkat) në Ditën e Kijametit, e pastaj do t’i jepet çdokujt ajo që ka punuar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. (161)
Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht
(nga plaçka e luftës). - Pra, është e pamundur që një profet të bëjë ĝulûl, sepse Ai që e zgjodhi për të qenë profet është Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon ndëshkimin për ata që e kryejnë një veprim të tillë:Çdo kush që përvetëson diçka padrejtësisht, në Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. -
Domethënë, do të vijë Ditën e Gjykimit i ngarkuar në shpinën e tij me plaçkën që ka marrë pa të drejtë, çfarëdo qoftë ajo: kafshë, send etj. Ky do të jetë ndëshkim dhe vuajtje për të në Ditën e Gjykimit.Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.... -
Çdokush do të shpërblehet për gjërat që ka kryer, të mira apo të këqija qofshin ato; do të ‘shpërblehet’ edhe ai që ka bërë gulul. Secili do të marrë shpërblimin ose ndëshkimin e merituar. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi. Askujt nuk do t’i shtohen të këqijat dhe askujt nuk do t’i pakësohen të mirat që i meriton. Shihni se sa i kujdesshëm është formulimi i këtij ajeti, me kuptim aq të qartë. Kur Allahu i Lartësuar foli për ata që përvetësojnë pasuri me anë të mashtrimit, tha se ata do të ndëshkohen me drejtësi Ditën e Gjykimit për gjynahun e tyre, por kjo mund të kuptohej gabimisht se vetëm ata do ta ‘paguajnë’ me drejtësi atë që kanë bërë, ndërsa të tjerët jo. Pra, për të larguar këtë keqkuptim, Allahu i Lartësuar sjell një gjykim më të përgjithshëm, që tregon se kjo llogaridhënie e drejtë, një për një, është e vlefshme dhe do të zbatohet për të gjithë, domethënë: “...pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë