Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 167)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 167

وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ نَافَقُوا ۚ وَقِيلَ لَهُمْ تَعَالَوْا قَاتِلُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أَوِ ادْفَعُوا ۖ قَالُوا لَوْ نَعْلَمُ قِتَالًا لَاتَّبَعْنَاكُمْ ۗ هُمْ لِلْكُفْرِ يَوْمَئِذٍ أَقْرَبُ مِنْهُمْ لِلْإِيمَانِ ۚ يَقُولُونَ بِأَفْوَاهِهِمْ مَا لَيْسَ فِي قُلُوبِهِمْ ۗ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا يَكْتُمُونَ 167 ١٦٧

dhe për t’i zbuluar hipokritët, e kur iu tha atyre: “Ejani të luftoni në rrugën e Perëndisë, ose të paktën mbrohuni!” – ata u përgjigjen: “Sikur ta dinim që do të bëhet luftë e vërtetë, na, me siguri, do t’ju pasonim”. Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë, që nuk e kishin në zemrat e tyre, - se, Perëndia i di mirë ato që i fshehin ata. (167)

Tefsiri

...për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët. -

Pra, për t’u dalluar qartë besimtarët e sinqertë nga munafikët shtiracakë, sepse në të tilla sprova, munafikët shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.

Atyre iu tha: “Ejani e luftoni në rrugën e Allahut ose

(së paku)

për të mbrojtur veten!” -

Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Zotit, për të mbrojtur fenë dhe për të kërkuar kënaqësinë e Tij! Ose, së paku, ejani dhe mbroni familjet, pasurinë dhe vendin tuaj, nëse nuk keni ndonjë qëllim më të lartë!” Por ata e hodhën poshtë këtë ftesë, duke thënë:

Ata thanë: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë

(e vërtetë)

, ne do të vinim pas jush.” –

Pra, thanë: “Nëse do ta dinim se do të zhvillohej luftë mes jush, me siguri që do të vinim, por ne menduam se nuk do të bëhej luftë”. Ata sigurisht që gënjenin, sepse e dinin mirë që do të bëhej luftë, madje luftë e ashpër. Idhujtarët ishin të mbushur plot urrejtje dhe dëshirë për hakmarrje kundër muslimanëve, për humbjen që kishin pësuar në Bedër. Ata kishin shpenzuar të gjitha forcat njerëzore dhe financiare që zotëronin. Atëherë, si mund të mendohej se mes tyre nuk do të zhvillohej luftë?! Aq më tepër që besimtarët dolën në pritje të tyre. Ky justifikim i sjellë nga munafikët ishte qesharak, dhe të mjerët menduan se ai do të ishte i pranueshëm për besimtarët. Por çfarë thotë i Gjithëdituri për ta?!

Atë ditë, ata ishin më afër mosbesimit se besimit. -

Pra, në atë gjendje, kur nuk dolën me besimtarët, ata ishin më pranë kufrit se besimit.

Ata thoshin me gojën e tyre gjëra që nuk i kishin në zemrën e tyre,... -

Kjo është cilësi e përhershme e munafikëve. Ata gjithmonë thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Fjalët dhe veprat e tyre, në dukje, janë të bukura dhe tërheqëse për sytë e njerëzve, por ato që fshehin brenda janë ndryshe. E tillë konsiderohet edhe thënia e tyre: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë, ne do të vinim pas jush!”, sepse ata e dinin shumë mirë që lufta ishte e pashmangshme Ky ajet mbështet saktësinë e parimit në Islam, që thotë: “Lejohet të kryhet një vepër me dëm më të vogël, për t’ju ruajtur një dëmi më të madh. Po ashtu, është detyrë të kryesh punën me dobi më të vogël, nëse nuk mundesh të kryesh atë me dobi më të madhe.” Arsyeja është se munafikët u urdhëruan fillimisht që të luftonin për të mbrojtur fenë, por kur nuk e bënë këtë, atëherë u urdhëruan që të luftonin për të mbrojtur familjet, pasurinë dhe vendin e tyre.

...por Allahu e di mirë se çfarë fshehin ata. -

I Gjithëdituri ua shfaq këto të fshehta adhuruesve të Tij besimtarë, ndërsa për munafikët ka përgatitur një dënim të dhembshëm. Pastaj i Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë