Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 172)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ata që pas disfatës që pësuan (në Uhud), iu përgjigjën thirrjes së Perëndisë dhe të Pejgamberit, dhe për ta, të cilët kanë bërë mirësi dhe që iu kanë druajtur (Perëndisë), ka shpërblim të madh; (172)
Tefsiri
Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. -Pasi u kthye nga Uhudi në Medinë, Profeti (a.s.) dëgjoi se Ebu Sufjani së bashku me idhujtarët që e shoqëronin po bënin plan të shkonin deri në Medinë. Atëherë, ai u bëri thirrje shokëve të tij që të ktheheshin sërish në luftë. Ata, edhe pse të dërrmuar nga plagët, iu përgjigjën thirrjes dhe urdhrit të Allahut dhe të Profetit të Tij. E kështu marshuan përpara, derisa mbërritën te vendi i quajtur Hamraul Esued. Atje shkuan disa korrierë, të cilët u thoshin:
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë