Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَانْقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ وَاتَّبَعُوا رِضْوَانَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ
Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe bënë që Perëndia të jetë i kënaqur. Perëndia është Zot i begatisë së madhe. (174)
Ata, pa i gjetur asnjë e keqe, fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu... -
Kur idhujtarët mësuan se Profeti (a.s.) dhe ushtria e tij – madje edhe ata që nuk morën pjesë fillimisht në betejë – kishin dalë në kërkim të tyre, në zemrat e tyre hyri tmerri. Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrat e tyre, prandaj ata u larguan për në Mekë. Kështu, besimtarët u kthyen me fitore, me mirësinë dhe gradën e lartë te Zoti i tyre. Vërtet, përgjigjja e tyre ndaj thirrjes së Allahut dhe Profetit të Tij edhe në atë gjendje, si edhe mbështetja e tyre e plotë tek i Gjithëfuqishmi ishte një sukses i dhuruar prej Tij.dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. –
Pra, me veprat e tyre të mira, duke iu përgjigjur urdhrit të Allahut dhe Profetit (a.s.), dhe me ruajtjen nga të këqijat, duke mos thyer asnjë urdhër, ata merituan shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Me plotësimin e devotshmërisë, çdokush mund të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar....dhe arritën kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i madh. –
Pra, duke qenë se ata u përpoqën për kënaqësinë e Tij, Allahu i Lartësuar ua shtoi shpërblimin e luftës edhe më shumë. Dhe, sigurisht, shpërblimi i Allahut është i shumë madh.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë