Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 176)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 176

وَلَا يَحْزُنْكَ الَّذِينَ يُسَارِعُونَ فِي الْكُفْرِ ۚ إِنَّهُمْ لَنْ يَضُرُّوا اللَّهَ شَيْئًا ۗ يُرِيدُ اللَّهُ أَلَّا يَجْعَلَ لَهُمْ حَظًّا فِي الْآخِرَةِ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 176 ١٧٦

Mos të brengosin ty (o Muhammed!) ata që nxitojnë në mohim. Sepse, me të vërtetë ata nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë. Perëndia don që të mos i shpërblejë ata me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh. (176)

Tefsiri
Profeti (a.s.) ishte shumë i përkushtuar për udhëzimin e krijesave të Zotit. Ai përpiqej dhe shqetësohej që ata të udhëzoheshin. Kur ata nuk përgjigjeshin, ai trishtohej dhe shqetësohej shumë, prandaj i Lartësuari i thotë:

Mos u brengos për ata që rendin në mosbesimin e tyre! –

Kuptimi: Mos u shqetëso për ata që, nga dëshira për shthurje, nxitojnë në vepra të këqija dhe në mohimin e Zotit. Ata e dëshirojnë shumë mohimin e Zotit dhe shfrenimin, por:

Ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. -

Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij, do ta mbështesë Profetin e Tij dhe do ta shpjerë deri në fund kauzën e Tij, edhe pse ata e mohojnë, prandaj mos u kushto shumë rëndësi mohimit të tyre! Ata po punojnë veçse në dëm të vetes së tyre. A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jesh bosh nga imani në jetën e kësaj dynjaje dhe i ndëshkuar përjetësisht në jetën tjetër?! Me zgjedhjen e tyre të keqe, ata janë të pavlerë dhe të papërfillshëm tek i Gjithmëshirshmi. Ata janë kaq të papërfillshëm, saqë Allahu i Lartësuar thotë:

Allahu, me Urtësinë e Vet, dëshiron që atyre të mos u takojë asnjë e mirë në Botën Tjetër. Ata do të kenë një dënim të madh. –

Ata që braktisen nga Allahu i Lartësuar janë të ulët, të parëndësishëm, prandaj e meritojnë këtë trajtim nga i Drejti dhe i Urti. Ata nuk mund të meritojnë shpërblimin e ahiretit. Allahu nuk u dha sukses atyre në veprat dhe fjalët e mira, me të cilat fitohet mirësia dhe mëshira e Tij. Pa dyshim, Ai është i Drejti dhe i Urti. Allahu është i Gjithëdituri, që e di shumë mirë se kush e meriton udhëzimin dhe dritën e Tij. Ndërsa mohuesit, të cilëve Ai nuk u dhuron udhëzim dhe dritë, nuk i meritojnë këto mirësi sepse ata parapëlqejnë kufrin kundrejt imanit, sikurse ai tregtari që paguan me pasurinë më të shtrenjtë për të arritur atë që do. Të tillët nuk mund ta dëmtojnë aspak Zotin e botëve.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë