Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لِأَنْفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْمًا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ
Le të mos mendojnë kurrsesi mohuesit, që për ata është mirë ajo, që u zgjasim jetën. Na, me të vërtetë ua zgjasim jetën atyre vtëm për t’i shtuar ata gabimet; dhe për ata ka ndëshkim poshtërues. (178)
Të mos mendojnë jobesimtarët se afatin që Ne u kemi dhënë të jetojnë është në dobi të tyre. -
Ata që e mohojnë Zotin e tyre, që e flakin pas shpine fenë e Tij dhe që e luftojnë Profetin e Tij, të mos mendojnë se është në të mirë të tyre që Zoti vazhdon i lë të jetojnë në këtë dynja, duke i afatizuar dhe duke mos i shfarosur menjëherë. Kjo nuk tregon aspak dashurinë e Zotit për ta. Jo, kurrsesi! Çështja nuk është ashtu si mendojnë ata. Me afatizimin dhe mosndëshkimin e shpejtë të tyre, Allahu i Lartësuar do veçse një ndëshkim më të ashpër për ta. Duke i afatizuar ata do t’i shtojnë edhe më tepër padrejtësitë, për të cilat do të merren në llogari nga i Drejti dhe i Plotpushtetshmi.Ne i lëmë të jetojnë veç që të shtojnë edhe më shumë gjynahet e tyre. Ata i pret një dënim poshtërues. -
Allahu i Lartësuar i afatizon kriminelët ose të prishurit që padrejtësitë e tyre të shtohen aq shumë, saqë pastaj Ai t’i ndëshkojë ata sikurse ndëshkon Krenari, i Plotpushtetshmi. Le të kenë kujdes të padrejtët për çdo afatizim që vërejnë se po iu jepet, dhe kurrë të mos mendojnë se po i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë