Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلَا تَكْتُمُونَهُ فَنَبَذُوهُ وَرَاءَ ظُهُورِهِمْ وَاشْتَرَوْا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَبِئْسَ مَا يَشْتَرُونَ
Kujtoje (o Muhammed!) kohën kur Perëndia mori premtimin nga ata, që u është dhën Libri se do t’ua shpjegojnë atë njerëzve dhe me siguri nuk do të fshehin asgjë nga ai; e ata pastaj e hodhën pas shpine (nuk vepruan sipas tij) dhe atë (premtimin) e ndërruan për një vlerë të vogël. E, sa këmbim i shëmtuar është ai që bënë ata! (187)
Sa e keqe është ajo që blenë! -
Kjo tregti është shumë e keqe, sepse ata, për të blerë gjënë më të ndyrë, kanë ofruar pozitën më të nderuar që mund të arrijë një njeri. Ata kanë ofruar si çmim postin fisnik të dijetarit, që sqaron të vërtetën nga e kota. Ata i kanë mohuar vetvetes të drejtën për t’u bërë mbrojtës dhe qartësues të së vërtetës, e cila sjell të gjitha mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Këtë zgjedhje të keqe e kanë bërë veçse për shkak të nivelit të ulët të dëshirave dhe qëllimive të tyre. Ata nuk e meritojnë që Allahu i Gjithëditur, i Urtë dhe i Drejtë t'u japë sukses për të arritur një gradë të tillë. Pastaj i Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë