Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 194)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
o Zoti ynë! Epna shpërblimin që na ke premtuar me anën e pejgamberëve Tu dhe mos na poshtëro në Ditën e Kijametit! Se, Ti, me të vërtetë, nuk shmangesh nga premtimi i dhënë. (194)
Tefsiri
"Zoti ynë! Na e dhuro atë që na e ke premtuar nëpërmjet të Dërguarve të Tu dhe mos na turpëro Ditën e Kijametit! Vërtet Ti nuk e shkel premtimin." -Këta fatlumë, pasi kujtojnë me falënderim dhe mirënjohje të thellë suksesin që Allahu i Lartësuar u ka dhënë me udhëzimin në besim, dhe pasi i luten që t'ua plotësojë deri në fund këtë mirësi, ata kërkojnë shpërblimin që Allahu u ka premtuar nëpërmjet profetëve të Tij, - që t'i ndihmojë dhe t'i bëjë fitues në këtë jetë, ndërsa në jetën tjetër t’i shpëtojë nga çdo e keqe dhe t’u japë mirësitë e pafundme në Xhenet. Dhe Allahu i Lartësuar nuk e shkel kurrë premtimin, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së tyre dhe i mëshiron ata.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë