Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 25

فَكَيْفَ إِذَا جَمَعْنَاهُمْ لِيَوْمٍ لَا رَيْبَ فِيهِ وَوُفِّيَتْ كُلُّ نَفْسٍ مَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 25 ٢٥

E çka do të ndodhë me ata, kur do t’i tubojmë në Ditën, për të cilën s’ka dyshim? Dhe çdokujt i jepet shpërblimi i veprave, e ata nuk do të dëmtohen. (25)

Tefsiri
E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. –

Kuptimi: Si do të jetë gjendja e këtyre të vetëmashtruarve atë ditë të tmerrshme? Sa e frikshme do të jetë përballja me tmerrin e asaj dite të vështirë! Gjendja e tyre atë ditë është e paimagjinueshme për ne sot. E tillë do të jetë gjendja e këtyre mashtruesve të vetes dhe të të tjerëve, sepse ajo është dita e shpagimit me drejtësi për çdo vepër të paraqitur. Atë ditë nuk do t’i mohohet askujt shpërblimi dhe e drejta e vet. Në varësi të punëve, do të jetë edhe shpërblimi i merituar. Prandaj, nëse sheh veprat e këtyre fatzinjve, e kupton se ata do të jenë njerëzit që do të kalojnë ndëshkimin më të ashpër dhe më të dhembshëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë