Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلِ اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَنْ تَشَاءُ وَتَنْزِعُ الْمُلْكَ مِمَّنْ تَشَاءُ وَتُعِزُّ مَنْ تَشَاءُ وَتُذِلُّ مَنْ تَشَاءُ ۖ بِيَدِكَ الْخَيْرُ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Thuaj (o Muhammed!): “O Zoti im, Zotërues i gjithë pushtetit! Ti i jep pushtetin kujt të duash, dhe Ti ia heq dorësh pushtetin kujt të duash; Ti e lartëson kënd të duash dhe e poshtëron kënd të duash. E mira është në dorën Tënde! Ti me të vërtetë, për çdo gjë je i Plotëfuqishëm”. (26)
Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje! –
Këtu, Profeti udhëzohet se si t’i drejtohet Allahut të Madhërishëm. Pra, thuaj: “O Zoti im! Ti je pronari i çdo pasurie. Ti je Sunduesi i Plotpushtetshëm. Në dorën Tënde është gjithçka. Gjithçka është pronë e të Madhërishmit. Pushteti suprem të përket vetëm Ty. Çdo gjë është pasuri e Jotja dhe vetëm e Jotja. Askush tjetër nuk vepron dhe nuk rregullon çështjet e krijesave, veç Teje. Asgjë nuk lëviz në gjithësi pa lejen Tënde të bazuar në urtësi dhe mëshirë.” Pastaj përmenden disa vepra dhe gjykime që i përkasin vetëm Zotit të botëve:Ti ia jep pushtetin atij që do, dhe ia heq pushtetin atij që do! -
Ky ajet është tregues se Allahu i Lartësuar do t’ia heqë pushtetin çdo tirani zullumqar dhe do t’ia dhurojë atë popullit që ndjek Muhamedin (a.s) dhe udhëzimin që ai solli prej Zotit të tij. Dhe, vërtet, Ai e bëri diçka të tillë. Marrja e pushtetit varet plotësisht nga vullneti i Allahut të Madhëruar. Por kjo nuk do të thotë që faktorët e forcimit dhe të mbajtjes së pushtetit, që Zoti i ka përcaktuar si të tillë, të jenë të pavlefshëm. Marrja dhe humbja e pushtetit varet nga disa shkaqe, që zakonisht e bëjnë të mundur një gjë të tillë. Në varësi të plotësimit të këtyre shkaqeve, që Zoti i ka lejuar të jenë të tilla, merret apo hiqet pushteti. Një gjë është e sigurt: asgjë në gjithësi, qoftë ajo shkak apo pasojë, nuk ndodh jashtë vullnetit suprem të Allahut. Është Ai që ka përcaktuar gjithçka me ekuilibër, i bazuar në dijen dhe drejtësinë e Tij. Asnjë shkak nuk mund të sjellë pasoja, nëse i Dituri e i Urti nuk e lejon një gjë të tillë. Disa nga shkaqet që Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar si të tilla për të fituar pushtetin dhe sundimin në tokë, janë:Ti e lartëson atë që do dhe e poshtëron atë që do. -
Ti, o Zot, lartëson e nderon atë që Ti do, duke i dhënë sukses që të besojë të vërtetën dhe t’i nënshtrohet me bindje asaj. O Zot! Me drejtësinë dhe urtësinë Tënde, Ti e poshtëron atë që do, për shkak të poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Teje.Vetëm në dorën Tënde është çdo e mirë. Vërtet, Ti je i Fuqishëm për gjithçka.” -
Asgjë nuk del jashtë pushtetit Tënd! Çdo gjë i nënshtrohet pushtetit dhe dëshirës së Tij, e cila është e bazuar mbi drejtësinë, urtësinë dhe mëshirën e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë