Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٍ وَأَنْبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنًا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّا ۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيْهَا زَكَرِيَّا الْمِحْرَابَ وَجَدَ عِنْدَهَا رِزْقًا ۖ قَالَ يَا مَرْيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَا ۖ قَالَتْ هُوَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ ۖ إِنَّ اللَّهَ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
Dhe Zoti i saj e pranoi mirë atë (gocën), e bëri që të rritet bukru dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias. Sa herë që hynte Zekeriai në dhomën e saj (në xhami), gjente pranë saj ushqim. (Atëherë ai¬¬) e pyeste: “O Merjem! Nga të vie ky furnizim ty?” Ajo përgjigjej: “Ky është nga Perëndia, se Perëndia e furnizon kënd të dojë, pa llogari (faturë)”. (37)
Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë
(e të shpërblyeshëm)dhe e rriti atë
(vajzën)me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias. –
Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi keqardhjen e saj që fryti ishte femër dhe e ruajti atë dhe pasardhësit e saj prej shejtanit. Allahu i Lartësuar u përkujdes për të, që ajo të rritej e rregullt dhe e shëndetshme fizikisht dhe moralisht. Allahu i Lartësuar bëri që për Merjemen të përkujdesej Zekeria (a.s.), sepse “keffelehâ Zekerijâ”, domethënë: “e ngarkoi Zekerian” me përgjegjësinë që të kujdesej për Merjemen. Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar mbi Merjemen, tregon përkujdesjen e madhe të Tij që Merjemja të rritej dhe të formohej me moralin më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun pandërprerë.Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim... -
Ky furnizim me shumëllojshmëri frutash i dhurohej Merjemes drejtpërdrejt nga Zoti i saj, pa qenë e nevojshme që ajo të punonte. Kjo qe pa dyshim një mrekulli (keramet), me të cilën Zoti e dalloi Merjemen nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, që e pa këtë mrekulli me sytë e tij, pyeti:...Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.” –
Ajo iu përgjigj se ushqimi ishte dhuratë prej Zotit. Ajo i kujtoi Zekerias se Allahu i Lartësuar e furnizon atë që do pa llogari dhe pa qenë e nevojshme që ai të lodhet që ta fitojë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” [Talak 2, 3]. Ky ajet dëshmon vërtetësinë e mrekullive (kerameteve) me të cilat Allahu i Lartësuar veçon disa nga të dashurit e Tij të sinqertë. Ato janë të sakta, të vërteta e të padiskutueshme, edhe pse disa mundohen t’i mohojnë. Kur Zekeria (a.s) pa atë mrekulli (keramet) mbi Merjemen, atij i lindi dëshira që t’i kërkonte Allahut të Lartësuar një fëmijë, edhe pse gruaja e tij ishte beronjë kurse ai vetë në moshë të thyer.Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakon-shme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë