Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 39)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 39

فَنَادَتْهُ الْمَلَائِكَةُ وَهُوَ قَائِمٌ يُصَلِّي فِي الْمِحْرَابِ أَنَّ اللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحْيَىٰ مُصَدِّقًا بِكَلِمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَسَيِّدًا وَحَصُورًا وَنَبِيًّا مِنَ الصَّالِحِينَ 39 ٣٩

E thirrën atë engjëjt, duke u lutur ai në këmbë, në xhami (e i thanë): “Perëndia po të sihariqon ty me Jahjanë, (i cili do të jetë) vërtetues i fjalës së Perëndisë, (dhe do të bëhet) udhëheqës (i popullit), ruajtës i vetvetes dhe (do të jetë) nga pejgamberët, pasardhës i atyre të mirëve”. (39)

Tefsiri

Kur qëndronte në këmbë, duke u falur në faltore, atë e thirrën melekët: ... –

Kështu, Allahu i Lartësuar iu përgjigj kësaj kërkese, gjatë kohës kur Zekeria (a.s) lutej dhe përgjërohej në faltoren e tij.

“Allahu të përgëzon ty me Jahjan, i cili do të besojë Fjalën e ardhur nga Allahu. Ai do të jetë zotëri

(fisnik)

, i përkorë... -

Allahu i Lartësuar e përgëzoi me një djalë të quajtur Jahja, i cili do të përcillte tek njerëzit lajmin e mirë për ardhjen në botë të Fjalës së Zotit, pra, të Isait (a.s.), sepse Isai u krijua me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu). Jahja do të ishte, gjithashtu, sejjiden (zotëri), tek i cili do të shkonin njerëzit për zgjidhjen e çështjeve të tyre, për shkak të cilësive të tij të mira dhe vlerave të larta. Cilësi tjetër e Jahjas ishte edhe “ĥaŝûran”(i përkorë), domethënë që nuk ishte i dhënë pas femrave. Ai nuk tundohej prej tyre, sepse ishte shumë i angazhuar me shërbimin dhe adhurimet ndaj Zotit të tij. Allahu i Lartësuar përmend edhe një cilësi tjetër të Jahjas:

...dhe Profet nga më të mirët.” -

Ku ka lajm më të mirë për një prind që merr vesh se do të gëzohet me një fëmijë, i cili do të ketë cilësi të shkëlqyera dhe që do të bëhet një Profet i dalluar dhe vepërmirë?! E kështu, nga gëzimi i madh, Zekeria nisi të fliste:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë