Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 59)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 59

إِنَّ مَثَلَ عِيسَىٰ عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ ۖ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ 59 ٥٩

Rasti i Isait te Perëndia, në të vërtetë, është si rasti i Ademit, që e krijoi prej baltës e pastaj tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë. (59)

Tefsiri

Rasti i Isait tek Allahu, është sikurse rasti i Ademit, të cilin Ai e krijoi nga dheu, e pastaj i tha: “Bëhu!” dhe ai u bë. -

Allahu i Lartësuar sjell një argument shumë të thjeshtë dhe të kuptueshëm për t’u qartësuar të krishterëve gabimin e tyre trashanik dhe të papranueshëm. Ata thonë për Isain (a.s.) diçka të pavërtetë, duke mos pasur asnjë argument ku mund të mbështeten, madje atyre nuk u lejohet as ta mendojnë një gjë të tillë. Shikoni se çfarë argumentimi qesharak sjellin të krishterët për të vërtetuar se Isai (a.s.) është “bir” i Zotit. Sipas tyre, meqë Isai (a.s.) nuk pati baba biologjik, atëherë ai ishte biri i Zotit dhe, si i tillë, ai ka cilësi të njëjta me Atin. Subhanallah! Ky nuk vlen të quhet as keqkuptim, jo më të jetë një argument i mirëfilltë për një temë kaq delikate. Ne mund të themi të njëjtën gjë edhe për krijesat e tjera të Zotit. Ato janë thjesht krijesa të të Plotfuqishmit. Ato tregojnë se i vetmi Krijues e Furnizues, që përkujdeset për ta dhe administron çështjet e tyre është Allahu Absolut e Madhështor. Të gjitha shkaqet dhe pasojat i nënshtrohen dëshirës dhe vullnetit të Tij të padiskutueshëm. Asgjë nuk del jashtë vullnetit të Tij. Të krishterët mendojnë se lindja e Isait (a.s.) pa baba biologjik është argument mbështetës i tezës së tyre të gabuar, ndërkohë që, faktikisht, ai është argument kundër tyre. Ai tregon se Allahu i Lartësuar dhe i Gjithëpushtetshëm është aq i Madhërishëm në pushtetin dhe mbretërimin e Tij saqë askush nuk mund t’i afrohet në emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Them nuk mund t’i afrohet, e jo më të jetë i njëjtë me Të. Allahu i Lartësuar ka krijuar diçka më të çuditshme sesa Isain. Ai e krijoi Ademin (a.s.) prej dheu, pa nënë dhe pa baba. Atëherë, nëse Ademi nuk mund të jetë fëmijë i Zotit dhe i barabartë me Të, pse duhet që të jetë Isai (a.s.)?! Duke përdorur logjikën e tyre të papjekur, duhet ta pranonim Ademin si fëmijë të Zotit dhe të barabartë me Të. Por nëse nuk e pranojmë një gjë të tillë për Ademin (a.s.), atëherë për Isain nuk duhet të kenë diskutime, sepse ai të paktën e kishte një nënë. Prandaj thotë i Lartësuari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë