Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَا أَنْتُمْ هَٰؤُلَاءِ حَاجَجْتُمْ فِيمَا لَكُمْ بِهِ عِلْمٌ فَلِمَ تُحَاجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُمْ بِهِ عِلْمٌ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنْتُمْ لَا تَعْلَمُونَ
Ju po polemizoni për atë, për të cilin dini diçka; por, pse polemizoni për atë, për të cilën s’dini asgjë? Perëndia e di hollësisht, e ju nuk dini asgjë për këtë çështje. (66)
Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di
(dhe e shpall)të vërtetën, kurse ju nuk e dini. –
Ky është argumenti i dytë i Allahut të Lartësuar, që hedh poshtë pretendimet e çifutëve dhe të krishterëve për Ibrahimin. Kështu, Allahu i Lartësuar u tregon çifutëve dhe të krishterëve se nuk lejohet të diskutosh rreth një çështjeje për të cilën nuk ke dije. Ata mund të diskutojnë për ndonjë çështje që mund të dinë diçka, po për çështjen e Ibrahimit, për të cilën nuk dinë asgjë, ata duhet të heshtin. Prandaj u thuhet: Ju duhet ta pranoni që nuk dini asgjë të saktë rreth Ibrahimit, prandaj nuk ju lejohet të hapni gojë dhe të diskutoni për diçka që nuk keni njohuri. Pastaj i Madhëruari sjell argumentin e tretë, që hedh poshtë pretendimet e tyre: dëshmia e Tij se Ibrahimi ishte besimdrejtë, që adhuronte një Zot të vetëm dhe i dorëzuar plotësisht Allahut të Lartësuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë