Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هُوَ الَّذِي يُصَوِّرُكُمْ فِي الْأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاءُ ۚ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
Ai ju formon juve në mitër ashtu si don Ai; s’ka zot tjetër përveç Tij, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm! (6)
Është Ai që ju krijon ju në mitër, ashtu si dëshiron. –
Ai, me urtësinë e Tij, përcakton që këto krijesa të ekzistojnë ashtu sikurse e do Ai. Për dikë përcakton që të dalë i plotë, për dikë tjetër cakton që të jetë i mangët, dikë e bën të bukur, e dikë tjetër të shëmtuar, dikë e përcakton të jetë mashkull, e dikë tjetër femër.Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij. Ai është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -
Këtu pohohet përsëri se adhurimin e meriton vetëm Allahu. Në këto ajete, nga njëra anë, kundërshtohen të krishterët, të cilët pretendojnë se Isai (Jezusi) është Zot dhe se ai e meriton të adhurohet, e nga ana tjetër, tregohet se Allahu i Lartësuar është i plotë dhe absolut si Hajjun dhe Kajjum, sikurse e përmendëm, që do të thotë se Allahu i Lartësuar është i plotë e absolut në të gjitha cilësitë e Tij. Ajetet tregojnë se Allahu i Lartësuar ka bërë gjithmonë ligje dhe dispozita, të cilat udhëzojnë njerëzimin drejt lumturisë në të dyja jetët. Megjithatë, njerëzit gjithmonë janë ndarë në dy grupe: të udhëzuar dhe të humbur, e këtu deklarohet ndëshkimi i atyre që nuk e pranojnë dhe e shpërfillin udhëzimin. Ajetet tregojnë, gjithashtu, dijen gjithëpërfshirëse të Krijuesit, si edhe faktin që dëshira dhe urtësia e Tij janë vendimtare dhe të pakthyeshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë