Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 70)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 70

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِآيَاتِ اللَّهِ وَأَنْتُمْ تَشْهَدُونَ 70 ٧٠

O ithtarë të Librit! Përse i mohoni versetet e Perëndisë, e ju jeni dëshmitarë (që ato janë versetet e Perëndisë)? (70)

Tefsiri

O ithtarë të Librit! Përse nuk i besoni shpalljet e Allahut

(Kur'anin)

, për të cilat ju vetë jeni dëshmitarë

(se janë të vërteta)? - Allahu i Lartësuar u flet zemrave të këtyre njerëzve: Çfarë ju shtyn që t’i mohoni këto argumente të sakta prej Zotit të botëve, kur ju jeni të sigurt se pretendimi juaj është i kotë?! Si është e mundur ta refuzoni udhëzimin e mrekullueshëm të sjellë prej Muhamedit (a.s.) nga Zoti i tij, kur jeni të sigurt se ai është Profet i madh?! Madje, ju e pohoni mes jush vërtetësinë e tij, nga një anë, dhe ua fshihni të tjerëve, nga ana tjetër. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar i qorton dhe i këshillon ata që të heqin dorë nga egoizmi dhe arroganca e tyre e tepruar. Ai i këshillon ata që ta lënë këmbënguljen e kotë në rrugën e gabuar dhe t’i kthehen së vërtetës, të cilën e dëshmojnë edhe vetë. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon t’i qortojë dhe t’i këshillojë ata që të mos pengojnë të tjerët, që e duan udhëzimin, nga rruga e lumturisë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë