Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 72)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Një grup ithtarësh të Librit kanë thënë: “Besonie në mëngjes atë që u ka zbritur muslimanëve (Kur’anin), por në mbrëmje mohonie atë; meqë, ndoshta edhe ata (muslimanët) do të shmangën”. (72)
Tefsiri
Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen(nga besimi).”. - Pra, hyni në fenë e tyre dhe shfaquni sikur pranuat Islamin, në fillim të ditës. Pastaj, në fund të ditës, lëreni, braktiseni fenë e tyre, që kjo t’i nxisë ta braktisin Islamin. Bëjeni këtë, në mënyrë që braktisja e Islamit të duket diçka normale. Kur njerëzit të shohin dijetarët apo klerikët që e pranojnë Islamin dhe pastaj e braktisin atë, do të mendojnë se kjo fe është jo e drejtë, përderisa atë e braktisin të diturit dhe ata që kanë përvojë në fe. Por të tilla plane mund të funksionojnë vetëm në mendjet e prishura. Aq shumë u pëlqen vetja atyre, sa mendojnë se njerëzit do t’i pasojnë gjithmonë në rrugën e tyre. Porse ata harrojnë diçka shumë të rëndësishme: ata harrojnë që Allahu i Lartësuar do ta përsosë dhe do ta plotësojë Dritën e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë mohuesit e së vërtetës.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë