Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 77)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 77

إِنَّ الَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ اللَّهِ وَأَيْمَانِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُولَٰئِكَ لَا خَلَاقَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ اللَّهُ وَلَا يَنْظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 77 ٧٧

Me të vërtetë, ata që obligimin dhe betimin e tyre ndaj Perëndisë, e shkëmbejnë me vlerë të vogël – për ta nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën e ardhshme, dhe Perëndia nuk ka për t’ju folur atyre, as nuk do t’i shikojë (me sy të mirë në Ditën e Kijametit), dhe as nuk do t’i pastrojë prej mëkatësh, e për ta ka dënim të rëndë. (77)

Tefsiri

Sa për ata që e shesin besën e dhënë Allahut dhe i ndryshojnë zotimet e tyre për hir të një vlere të vogël

(të kësaj bote)

,... -

Allahu i Lartësuar i ka përshkruar këta njerëz me cilësi tepër të ulëta: së pari, ata e shesin premtimin e dhënë Allahut dhe, së dyti, ata shkelin zotimet dhe marrëveshjet e tyre me njerëzit, e këtë e bëjnë thjesht për të fituar diçka shumë të vogël nga kjo dynja. Në këtë kategori futen ata njerëz që marrin ndonjë shpërblim për lënien e detyrimeve ndaj Allahut dhe ndaj njerëzve. Pra, çdokush që lë bindjen ndaj Zotit dhe të drejtat e njerëzve, për të arritur ndonjë qëllim të tijin prej kësaj dynjaje konsiderohet i tillë. Po ashtu, çdokush që bën betim të rremë për të përfituar nga pasuritë dhe të drejtat e të tjerëve hyn në këtë kategori. Të gjithë këta dhe të tjerët që u përngjajnë atyre kanë një kërcënim nga Allahu i Lartësuar:...nuk do të kenë pjesë në Jetën tjetër. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shohë ata në Ditën e Kijametit. Ai nuk do t’i pastrojë ata

(nga gjynahet)

dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. –

Ky është ndëshkimi i merituar për këta të padrejtë. Ata nuk do të kenë pjesë prej së mirës në ahiret. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shikojë ata Ditën e Gjykimit, sepse Ai do të jetë i zemëruar me ta. Allahu do të jetë i zemëruar, sepse ata i japin përparësi plotësimit të pasioneve dhe dëshirave të tyre të sëmura, kundrejt kënaqësisë së Tij. Për këtë arsye, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga gjynahet e tyre, nuk do t’ua fshehë të metat e tyre dhe nuk do t’ua mbulojë padrejtësitë që kanë bërë. Si pasojë, ata do të kenë ndëshkim të dhembshëm, që do ta vuajnë trupat dhe zemrat e tyre. Sa i hidhur dhe dëshpërues mund të jetë zemërimi i Allahut ndaj tyre, që të mund të shprehej me fjalë?! Po fakti që ata nuk do ta shohin kurrë Zotin e gjithësisë?! Po ndëshkimi dhe vuajtja e përjetshme në Xhehenem?! Allahu na ruajt dhe na mëshiroftë, se Ai është Mëshirues i madh.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë