Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًا يَلْوُونَ أَلْسِنَتَهُمْ بِالْكِتَابِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ الْكِتَابِ وَمَا هُوَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ
Me të vërtetë, një grup nga ithtarët e Librit përdredhin gjuhët e tyre (duke lexuar Librin), që të mendoni ju se ai farë leximi është prej Librit, e ajo në të vërtetë nuk është prej Librit. Dhe ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga Perëndia”; por, ajo nuk është nga Perëndia. Ata flasin gënjeshtra për Perëndinë, e ata e dinë këtë. (78)
Me të vërtetë, një grup prej tyre e shtrembërojnë Librin me gjuhën e tyre,... -
Allahu i Lartësuar na tregon se prej ithtarëve të Librit ka nga ata që i shtrembërojnë e i ndryshojnë fjalët e Librit hyjnor me gjuhën e tyre, duke u dhënë fjalëve tjetër kuptim nga ai i vërteti. Pra, këtu nënkuptohet tjetërsimi i vetë fjalëve të Librit dhe i kuptimit të tyre. Qëllimi i një libri është ruajtja në origjinalitet i fjalëve që gjenden në të, pa i ndryshuar ato dhe kuptimin e saktë të tyre, si dhe mësimi i të tjerëve dhe njohja e tyre me këto kuptime. Por ky grup prej ithtarëve të Librit veprojnë krejt ndryshe. Ata u japin njerëzve të kuptojnë prej Librit jo atë që duhet kuptuar prej tij. Ata e ndryshojnë përmbajtjen e tij ose duke ndryshuar fjalët, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre....që ju të mendoni se ato
(fjalë)janë prej Librit, por ato nuk janë prej Librit. -
Ata i shtrembërojnë gjuhët e tyre në mënyrë të tillë, që ju të kuptoni prej Librit diçka të pavërtetë. Kështu, tërthorazi, ata iu bëjnë të mendoni se kuptimi i Librit është ai që thonë ata, por, në të vërtetë, ai nuk është aspak kuptimi i saktë i Librit të Zotit, por është mashtrim nga ana e tyre, është ajo çka ata duan që të kuptojnë dhe të japin të kuptohet.Ata thonë: “Këto
(fjalë)janë prej Allahut”. Por ato nuk janë prej Allahut. -
Kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë te Libri i Zotit. Ata thonë fjalë nga vetja e tyre dhe ua përcjellin të tjerëve si të ishin fjalë të Zotit ose pjesë të Librit të Zotit.Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur. -
Ata trillojnë gjithçka për Allahun dhe janë të vetëdijshëm për këtë padrejtësi. Ata e dinë shumë mirë që ky është mashtrim. Kjo vepër, në fakt, është shumë më e keqe sesa të flasësh rreth Allahut dhe Librit të tij pa patur dije. Kështu, ata mbledhin shumë të këqija në veprat e tyre, si:- ata fshehin dhe mohojnë kuptimin e vërtetë të Librit të Zotit;- ata i japin Librit të Zotit kuptime të gënjeshtërta e të pabaza;- tekstet që tregojnë kuptime të vërteta dhe të drejta ata i përdorin për të argumentuar kuptimet e tyre të kota dhe të padrejta.Më e keqja nga të gjitha është se këto veprime ata i kryejnë me vetëdije të plotë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë