Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَفَغَيْرَ دِينِ اللَّهِ يَبْغُونَ وَلَهُ أَسْلَمَ مَنْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا وَإِلَيْهِ يُرْجَعُونَ
A mos kërkojnë ata tjetër, përveç fesë së Perëndisë? E, Atij i përulën të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë, me dashje ose padashje, dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. (83)
A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu,... -
A është e mundur që kërkuesit e kënaqësisë së Zotit të mashtrohen dhe të kërkojnë fe tjetër veç fesë së Tij, që është Islami?! Jo, është e pamundur. Nuk ka fe më të sigurt, më të plotë, më të saktë e më të bazuar sesa Islami. Islam do të thotë: dorëzim i plotë tek i vetmi i Plotfuqishëm, tek Allahu i Lartësuar....ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë, me vullnet apo me detyrim? Dhe tek Ai do të kthehen të gjithë. -Të gjitha krijesat janë të nënshtruara dhe të nevojshme për përkujdesjen dhe mëshirën e Allahut. Të gjithë i janë dorëzuar Atij për përmbushjen e nevojave të tyre jetike. Nënshtrimi i krijesave është dy llojesh:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë