Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 84)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 84

قُلْ آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ عَلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ عَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَالنَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ 84 ٨٤

Thuaj (o Muhammed!): “Na besojmë Perëndinë dhe atë që na është shpallur neve, dhe çka i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhësve të tyre dhe në atë që u është dhënë Musait, Isait dhe pejgamberëve nga Zoti i tyre; - na nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre. Na vetëm Atij (Perëndisë) i përulemi (na jemi muslimanë)”. (84)

Tefsiri
Thuaj: “Ne kemi besuar në Allahun, në atë që na u shpall neve, në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve, në atë që iu dha Musait dhe Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.” –

Një ajet i ngjashëm me këtë u shpjegua në suren Bekare.Pastaj thotë i Lartësuari:Shih në suren Bekare, ajeti

136

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë