Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ
E ai që kërkon tjetër fe përveç islamizmit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur. (85)
E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet... –
Pra, çdokush që pranon dhe ndjek fe tjetër veç Islamit, do të jetë i refuzuar nga Allahu i Lartësuar. Islami është feja të cilën e ka zgjedhur Allahu që të jetë sistem jete dhe adhurimi për njerëzimin. Nëse dikush kërkon të adhurojë Allahun me mënyrë tjetër, atëherë çdo vepër e tij do të jetë e papranuar nga i Madhëruari....dhe në Botën tjetër ai do të jetë nga të humburit. -
Vetëm feja Islame është dorëzim i plotë me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Vetëm Islami, me sigurinë dhe bazat e tij të forta, të udhëzon në rrugën e drejtë të diktuar prej profetëve. Vetëm nëpërmjet kësaj feje, njeriu zbaton atë që Zoti dhe profetët kanë urdhëruar, duke qenë i sigurt dhe i qartë në çdo adhurim që ia përkushton. Kështu pra, vetëm muslimanët janë të shpëtuarit nga ndëshkimi i Allahut, sepse vetëm ata zbatojnë fenë që të çon te shpëtimi i vetëm. Vetëm ata e meritojnë shpërblimin dhe mëshirën e plotë të Zotit të tyre, sepse vetëm ata e ndjekin me përpikmëri udhëzimin autentik të Allahut dhe të Profetit të Tij. Ndërsa të tjerët janë larg të vërtetës. Këta do të meritojnë ndëshkimin e Allahut, sepse vetë e zgjodhën rrugën e humbjes, duke i kthyer shpinën Islamit dhe ftesës së Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë