Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 94)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 94

فَمَنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ مِنْ بَعْدِ ذَٰلِكَ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ 94 ٩٤

E kushdo që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, pas këtyre (argumenteve) ai ka kaluar nga e drejta në të shtrembëten. (94)

Tefsiri

Çdokush që, edhe pas kësaj, shpif gënjeshtra kundër Allahut, është me të vërtetë keqbërës. -

Vërtet ky është një krim dhe padrejtësi e pashembullt. Të ftohesh për të gjetur të vërtetën, duke u bazuar në Librin e Zotit, dhe të mos e pranosh një gjë të tillë?! Kjo vërtet tregon arrogancë, kokëfortësi dhe padrejtësi të pamatë. Nga ana tjetër, kjo është një dëshmi shumë bindëse për profetësinë dhe vërtetësinë e Muhamedit (a.s.). Ai ishte Profet i Zotit, të cilit i shpallej e vërteta. Ose, në të kundërt, si mund të shpjegohet që ai dinte imtësi të tilla, të cilat nuk mund t’i dinte askush tjetër, veç atij që Zoti ia zbulon e tregon?! Prandaj thotë i Lartësuari:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë