Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 16

وَأَمَّا الَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَلِقَاءِ الْآخِرَةِ فَأُولَٰئِكَ فِي الْعَذَابِ مُحْضَرُونَ 16 ١٦

e ata që kanë mohuar dhe përgënjeshtruar ajetet Tona dhe takimin në Ditën e Kijametit, ata do të hudhen në zjarr. (16)

Tefsiri
Për sa u përket atyre që nuk besojnë dhe i mohojnë argumentet Tona dhe takimin në botën tjetër, ata do të kenë ndëshkim të pandërprerë. -

Këta tregojnë mosmirënjohje për mirësitë e Allahut, duke refuzuar besimin e drejtë dhe duke mos u nënshtruar të jetojnë sipas Shpalljes së Zotit. Ata refuzojnë t’i besojnë shenjat dhe shpalljet e Zotit, që sollën profetët e Tij. Për këtë arsye, këta lloj njerëzish do të jenë në ndëshkim të pandërprerë. Xhehenemi i përfshin ata nga të gjitha drejtimet. Dhimbja u depërton thellë në shpirt. Zjarri u pjek fytyrën dhe u copëton zemrën e organet e barkut. Ky është dallimi që Zoti do të bëjë mes dy grupeve: mes të lumturve me kënaqësitë e përjetshme dhe të ndëshkuarve në dhimbjet e përjetshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë