Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 23

وَمِنْ آيَاتِهِ مَنَامُكُمْ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَابْتِغَاؤُكُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ 23 ٢٣

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është gjumi juaj – natën dhe ditën, dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë; (23)

Tefsiri
Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj gjatë natës dhe ditës, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për njerëz që dëgjojnë. -

Për ata që dëgjojnë me një mënyrë të tillë që bën të mundur të kuptohen mesazhet e urta të ajeteve të Zotit. Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut, siç ka thënë: "Prej mëshirës së Tij, jua bëri natën dhe ditën - për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij dhe që të jeni mirënjohës." [Kasas 73]. Gjithashtu, kjo tregon edhe për urtësinë e Tij të madhe. Kjo urtësi e kërkon që njerëzit të qetësohen në një kohë të caktuar dhe të çlodhen e rigjejnë forcat, që pastaj të ngrihen e të shpërndahen në një kohë tjetër, që t’i mundësojnë vetes të mirat e dynjasë dhe të ahiretit. E gjitha kjo nuk mund të ndodhë aq bukur dhe natyrshëm, nëse nuk ka natë dhe ditë, që zëvendësojnë njëra tjetrën. Pra, Allahu, që është i Vetmi që i ka krijuar këto mirësi, Ai meriton që ta adhurosh si një dhe të vetëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë