Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 24

وَمِنْ آيَاتِهِ يُرِيكُمُ الْبَرْقَ خَوْفًا وَطَمَعًا وَيُنَزِّلُ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَيُحْيِي بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَعْقِلُونَ 24 ٢٤

dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (24)

Tefsiri
Nga argumentet e Tij është edhe vetëtima që Ai jua tregon për t'ju frikësuar dhe për të shpresuar dhe nga qielli lëshon shi, me të cilin e ngjall tokën pasi ka vdekur. -

Nga shenjat e Tij është edhe zbritja e shiut nga qielli, nëpërmjet të cilit marrin jetë vendet dhe gjallesat. Përpara se të zbresë shiun, Ai ju nxjerr disa shenja, rrufenë dhe bubullimën, nga e cila njerëzit frikësohen, por edhe u ngjall shpresë për shiun që pritet më pas.

Në këtë ka argumente për një popull që mendon. -

Të gjitha këto tregojnë për bamirësinë gjithëpërfshirëse, diturinë e gjerë të Allahut dhe perfeksionin në të cilën Ai krijoi çdo gjë. Ato tregojnë, gjithashtu, edhe për urtësinë e Tij dhe se Ai do t'i ngjallë të vdekurit, ashtu siç e ngjall tokën pasi është shkretuar dhe ka vdekur. Por kush i sheh këto ajete dhe përfiton prej tyre? Allahu i Lartësuar thotë: "Në këtë ka argumente për një popull që mendon." Pra, vetëm ata që kanë logjikë e mend në kokë, që të kuptojnë e përfitojnë nga ato që dëgjojnë e shohin. Këta arrijnë që t’i fiksojnë këto ajete, dhe pastaj të argumentojnë nëpërmjet tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë