Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 35)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 35

أَمْ أَنْزَلْنَا عَلَيْهِمْ سُلْطَانًا فَهُوَ يَتَكَلَّمُ بِمَا كَانُوا بِهِ يُشْرِكُونَ 35 ٣٥

A mos vallë u kemi dërguar Ne atyre (ndonjë) argument, që flet për atë që më bënin Mua shok ata? (35)

Tefsiri

A mos, vallë, u kemi shpallur atyre ndonjë argument, që u flet për atë

(idhujt)

që ata më përshkruajnë Mua? -

Mos, vallë, iu kemi zbritur atyre ndonjë argument për saktësinë e idhujtarisë së tyre, apo që i bën të këmbëngulin në rrugën e idhujtarisë, apo që u mëson se rruga e profetëve është rrugë e kotë dhe rruga e tyre është e vërteta e sigurt?! Ku është ky argument që i bëjnë të kapen fort pas idhujtarisë së tyre dhe refuzimit të rrugës së profetëve? Argumentet logjike dhe ato të Shpalljes, librat e qiellit, profetët dhe më të zgjedhurit e krijesave kanë ndaluar rreptësisht nga shirku dhe nga ndjekja e çdo rruge që të çon tek ai. Të gjithë kanë gjykuar se çdo mendje dhe fe që urdhëron për shirk është e kotë dhe e shkatërruar dhe kjo rrugë është veçse një trillim dhe mashtrim i dënueshëm dhe i pafalshëm nga Zoti. Kështu, shirku i këtyre nuk bazohet në asnjë argument, por është thjesht prej devijimit të shejtanit të mallkuar dhe ndjekje e pasioneve të ndaluara e të shfrenuara.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë