Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 40)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 40

اللَّهُ الَّذِي خَلَقَكُمْ ثُمَّ رَزَقَكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ۖ هَلْ مِنْ شُرَكَائِكُمْ مَنْ يَفْعَلُ مِنْ ذَٰلِكُمْ مِنْ شَيْءٍ ۚ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَىٰ عَمَّا يُشْرِكُونَ 40 ٤٠

Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij! (40)

Tefsiri
Është Allahu Ai që ju ka krijuar ju, që ju furnizon, që ju bën të vdisni, e pastaj do t'ju ringjallë. A ka ndonjë prej zotave tuaj që mund të bëjë diçka nga këto? I pastër dhe i Lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë. -

Allahu i Lartësuar është i vetmi dhe i pashoq në fuqinë për t’ju krijuar, furnizuar, për t'ju bërë të vdisni dhe që t'ju japë përsëri jetën. Asnjë dhe asgjë nga idhujt, që u luten idhujtarët, nuk kanë në dorë asgjë nga këto çështje. Atëherë, si mundet që ata t’i shoqërojnë Atij, që është i vetëm në gjithë pushtetin e Tij, diçka që është e mangët dhe nuk ka asnjë thërrmijë pushteti në asnjë drejtim? I lavdëruar dhe i madhëruar qoftë Allahu! I pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë të paditurit. Atë nuk e dëmton asgjë, por dënimi bie mbi ata që bëjnë shirk.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë