Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 45

لِيَجْزِيَ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْ فَضْلِهِ ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْكَافِرِينَ 45 ٤٥

ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Perëndia do t’i shpërblejë nga dhuntitë e Veta. E, ai, me të vërtetë, nuk i don mohuesit. (45)

Tefsiri
Ai (Allahu)

ka për t’i shpërblyer me mirësinë e Tij, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -

Shpërblimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm me veprat që paraqesin, por Allahu i Lartësuar ka për t’u dhënë nga mirësitë e Tij të pakufishme, prej bujarisë së Tij të paanë, shumë më tepër sesa ç’mund të arrijnë me veprat e tyre. Kështu do të ndodhë, sepse Allahu i Lartësuar i do ata dhe kur Allahu i Madhëruar e do dikë, e mbulon atë me mirësitë e Tij të mëdha, ia shton dhuratat dhe begatitë dhe e lumturon me mirësi që duken, por edhe me ato që janë të fshehta e të padukshme. Kështu i trajton Allahu besimtarët, ndryshe nga mohuesit. Duke qenë se Allahu i urren ata, u jep dënimin e merituar, por nuk thotë se do të shtojë dënimin mbi ata që e meritojnë:

Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që refuzojnë të besojnë. -

Përfundimi i tyre është dënimi i merituar, me drejtësinë e Allahut.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë