Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا أَنْتَ بِهَادِ الْعُمْيِ عَنْ ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِنْ تُسْمِعُ إِلَّا مَنْ يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ مُسْلِمُونَ
dhe ti nuk mund ta udhëzosh të verbërin nga humbja e tij. Ti, mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Dhe, ata janë muslimanë të vërtetë. (53)
Ti as nuk mund t'i udhëzosh të verbërit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. -
Sepse ata nuk kanë mundësi të shohin, për shkak të verbërisë së tyre.Ti mund t'i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam
(për t'i zbatuar ato). - Këta janë ata që përfitojnë dhe u bën dobi dëgjimi i udhëzimeve të Zotit. Janë ata që i besojnë argumentet e Zotit me zemrat e tyre dhe dorëzohen tërësisht në fenë e Tij. Ata i shoqëron vazhdimisht një forcë e madhe, që i shtyn të pranojnë këshillat dhe paralajmërimet. Zemrat e tyre e pranojnë imanin dhe janë të përshtatshme e të përgatitura për ta pranuar dhe vepruar sipas tij. Ata besojnë çdo shenjë të sjellë nga Zoti dhe shprehin gatishmërinë për të zbatuar çdo urdhëresë dhe të largohen nga çdo ndalesë e Zotit, që është brenda mundësive të tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë