Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اللَّهُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ ضَعْفٍ ثُمَّ جَعَلَ مِنْ بَعْدِ ضَعْفٍ قُوَّةً ثُمَّ جَعَلَ مِنْ بَعْدِ قُوَّةٍ ضَعْفًا وَشَيْبَةً ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۖ وَهُوَ الْعَلِيمُ الْقَدِيرُ
Perëndia është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë. (54)
Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi. -
Ai këtë e bën me urtësinë e Tij të madhe dhe të paanë. Një urtësi e kësaj është që njeriu të shohë dhe të bindet për dobësinë e tij, që të kuptojë mirë se koha e fuqisë së tij është e kufizuar nga dy faza dobësie, njëra para saj, në kohën e fëmijërisë, dhe njëra pas saj, në kohën e pleqërisë. Njeriu duhet të kuptojë se nga vetja e tij nuk pritet gjë tjetër veç mangësisë. Sikur të mos ishte fuqia që i jep Zoti, ai nuk do të arrinte atë forcë, me të cilën krenohet. Ai duhet të mendojë edhe diçka tjetër: nëse fuqia e tij do të vazhdonte të shtohej, ai do të kalonte çdo kufi në padrejtësi e rebelim. Prej urtësisë së këtij rregulli të vendosur nga Zoti është që njerëzit ta njohin mirë pushtetin e Zotit mbi çdo gjë.Ai krijon gjërat, administron e rregullon çështjet dhe asgjë nga këto nuk e lodh Atë, nuk e dobëson e nuk ia pakëson forcën e pushtetin. Asnjë mangësi nuk mund të mendohet për pushtetin e cilësitë e Zotit të gjithësisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë