Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 5

بِنَصْرِ اللَّهِ ۚ يَنْصُرُ مَنْ يَشَاءُ ۖ وَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ 5 ٥

për ndihmën e Perëndisë, - Ai ndihmon kë të dojë dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues – (5)

Tefsiri

Atë ditë, besimtarët do të gëzohen për ndihmën e Allahut. -

Ditën kur romakët do t’i mundin persianët do të gëzohen besimtarët muslimanë. Ata do të gëzoheshin me fitoren e romakëve mbi persët, edhe pse të dyja palët ishin mohues të besimit të drejtë, por një e keqe mund të jetë më e vogël se një e keqe tjetër. Ndërsa idhujtarët do të trishtoheshin.

Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i Gjithëfuqishëm e Mëshirëplotë. -

Ai është Ngadhënjimtari e Krenari, që me pushtetin dhe krenarinë e Tij ka ngadhënjyer mbi të gjitha krijesat dhe i ka nënshtruar ata. Allahu ia jep pushtetin dhe mbretërimin atij që Ai do dhe ia heq prej duarsh atij që Ai do. Ai krenon dhe lartëson atë që Ai do edhe e poshtëron dhe e përul atë që dëshiron. Allahu është edhe mëshirëplotë me robërit e Tij besimtarë. Me mëshirën e Tij të plotë, Ai u mundëson atyre çdo gjë që bën të mundur lumturinë dhe triumfin e tyre. Me mëshirën e Tij, Ai u sjell atyre mirësi dhe ndihmë përmes rrugëve që ata as nuk i mendojnë e llogarisin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë