Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 60)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 60

فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ ۖ وَلَا يَسْتَخِفَّنَّكَ الَّذِينَ لَا يُوقِنُونَ 60 ٦٠

Duro ti (o Muhammed), se me siguri, premtimet e Perëndisë, janë të vërteta dhe le të mos mashtrojnë kurrsesi ata që nuk besojnë. (60)

Tefsiri

Prandaj, bëj durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë... -

Ki durim për të zbatuar urdhëresat e Zotit dhe në përpjekjet për të ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Nëse ata kundërshtojnë, mos u dëshpëro dhe mos ndalo nga rruga jote! Gjithmonë mbaj mend se: premtimi i Allahut është i vërtetë. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Kujtimi i vazhdueshëm i këtij fakti është një ndihmë e madhe dhe një nxitje e fortë e durimit. Kur njeriu sigurohet se veprat e tij kurrë nuk do të humbasin, por do të gjejnë të plotë shpërblimin, i duket e lehtë dhe e përballueshme çdo vështirësi e vuajtje gjatë rrugës. Çdo gjë e vështirë i bëhet e thjeshtë dhe çdo punë e madhe që kryen i duket e vogël dhe e pakët, prandaj punon gjithmonë e më shumë.

... e kurrë mos lejo të të lëkundin vendosmërinë ata që kanë dyshime! -

Këta kanë iman të dobët dhe nuk kanë siguri, prandaj dhe qëllimet i kanë të ulta dhe durimin e pakët. Kurrë mos të të plogështojnë dhe frenojnë këta lloj njerëzish! Nëse nuk tregohesh i kujdeshëm me ta, do të të plogështojnë dhe do të të bëjnë të paqëndrueshëm në zbatimin e urdhëresave. Dobësia e shpirtit njerëzor i ndihmon ata, ndaj të shtyjnë që t'u përgjasosh dhe t’i miratosh ata. Ajeti tregon se çdo besimtar i mirë që ka siguri të fortë në besim dhe gëzon një mendje të shëndoshë, e ka të lehtë të jetë i durueshëm dhe këmbëngulës në jetën sipas fesë së tij. Ndërsa ai që është i dobët në sigurinë dhe logjikën e tij, është i dobët edhe në durimin për të jetuar sipas fesë së tij. I pari është si thelpinjtë e arrës, ndërsa i dyti është si lëvozhga e saj! E lus Allahun të na ndihmojë e të na ruajë!

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë