Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 10

خَلَقَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ۖ وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَنْ تَمِيدَ بِكُمْ وَبَثَّ فِيهَا مِنْ كُلِّ دَابَّةٍ ۚ وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ 10 ١٠

(Ai) ka krijuar qiejt pa shtylla, e i shihni ju – ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, për të mos u lëkundur ju, dhe ka shpërndarë në të, gjithfarë lloj shtazësh. Ne, e kemi zbritu ujin nga qielli dhe me të, kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje bimësh të mira (buta). (10)

Tefsiri

Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju... -

Allahu krijoi gjithë ata qiej, me madhështinë, gjerësinë e lartësinë e tyre të madhe. Ai i krijoi: "...pa shtylla që të mund të shihen nga ju."Ato janë pa shtylla mbajtëse, sepse në të kundërt do të shiheshin. Ato qëndrojnë dhe funksionojnë me fuqinë dhe urdhrin e Zotit.

dhe vendosi në tokë male të palëvizshme... -

Ai vendosi male madhështore kudo në tokë, që ajo:

që të mos luajë vendi së bashku me ju... -

Nëse Allahu nuk do të kishte bërë malet, toka do të ishte e paqëndrueshme për njerëzit, për të jetuar normalisht në të.

dhe shpërndau nëpër të

(në tokë)

nga të gjitha gjallesat. -

Ai përhapi në tokë nga të gjitha llojet e gjallesave, që i janë nënshtruar dhe janë në shërbim të njeriut. Pasi i përhapi në tokë, Ai u siguroi atyre edhe rizkun për të jetuar, prandaj zbret nga qielli ujë të begatshëm e plot mirësi:

Ne e zbresim ujin nga qielli dhe bëjmë që të mbijnë në tokë nga çdo lloj bime të dobishme në çift. -

Mirësi të shumta, të bukura, të hijshme dhe të dobishme e plot begati. Me bimësinë ushqehen kafshët dhe gjallesat.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë