Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَٰذَا خَلْقُ اللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ ۚ بَلِ الظَّالِمُونَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ
Ky është krijimi i Perëndisë; më tregoni çka kanë krijuar të tjerët pos Tij? Jo, por, me të vërtetë, zullumqarët janë në humbje të vërtetë. (11)
I tillë është krijimi i Allahut. -
Krijimi i botës së epërme dhe asaj të poshtme, sendeve gjallesave dhe krijimi i çdo gjëje të nevojshme për to është bërë nga Allahu i vetëm e i pashoq. Të gjithë e pranojnë këtë fakt, edhe ju, o idhujtarë!Më tregoni, atëherë
(o ju idhujtarë), çfarë kanë krijuar ata të tjerët? -
Domethënë, ata të cilët ju ia përshkruani Zotit si shokë e partnerë dhe u luteni e i adhuroni. Duke qenë se ju i adhuroni e u luteni, duhet që edhe ata të kenë krijuar diçka ashtu si krijimi i Zotit dhe të furnizojnë ashtu siç bën Zoti. Nëse ata idhuj kanë ndonjë pushtet në këtë drejtim, atëherë më tregoni që të vërtetoni saktësinë e adhurimeve tuaja dhe të tregoni se ata e meritojnë adhurimin tuaj. Por sigurisht ata nuk kanë asnjë mundësi që të mund të gjejnë ndonjë gjë që të jetë krijimi i tyre, sepse edhe vetë e pranojnë se Allahu është i vetmi krijues e furnizues i krijesave. Kështu vërtetohet kotësia e adhurimit të këtyre idhujve, sepse ata nuk kanë krijuar gjë që të meritojnë për shkak të saj të adhurohen. Adhurimet që këta u përkushtojnë idhujve është nga padituria dhe përhumbja e tyre. Prandaj edhe tha:Jo, asgjë
(nuk kanë krijuar), por idhujtarët janë në humbje të qartë. -
Janë në një humbje të qartë dhe të dukshme për këdo, sepse ata adhurojnë diçka që nuk u sjell dobi e as dëm, diçka që nuk u jep jetë e as kanë në dorë vdekjen dhe as ringjalljen. Ata adhurojnë kotësira dhe kanë braktisur sinqeritetin për Krijuesin e Furnizuesin, për Atë që ka në dorë të gjitha çështjet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë