Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 16

يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِنْ تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ فَتَكُنْ فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ ۚ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ 16 ١٦

“O djali im, nëse (vepra e punuar) është e rëndë qoftë se një kokërr hardeli (lloj mëlmese), e ajo të jetë në shkëmb, ose në qiej ose në tokë, Perëndia do ta nxjerrë në shesh atë. Me të vërtetë, Perëndia është i butë dhe njohës i të gjitha fshehtësive. (16)

Tefsiri

O biri im

(tha Lukmani)! (Ditën e Gjykimit)

Allahu ka për ta sjellë

(prej veprave të robit)

edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose

(diku)

në qiej ose në tokë. -

Edhe një farë sinapi, - që konsiderohet nga më të voglat gjëra, - sikur të jetë fshehur në mes të ndonjë shkëmbi ose në lartësitë e qiejve dhe thellësitë më të errëta të Tokës, Allahu i Madhëruar ka për ta nxjerrë dhe ka për ta sjellë atë në shesh. Kjo ndodh sepse dituria e Allahut është e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe pushteti i Tij është i plotë e absolut. Ai di çdo gjë të fshehtë në hollësi. Asgjë nuk i fshihet Allahut.

Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. -

Ai është Latif, që do të thotë i ditur për çdo hollësi të fshehtësive. Ai sheh dhe di çdo fshehtësi, edhe sikur të jetë strukur në thellësitë e errësirat e Tokës dhe të oqeaneve. Qëllimi i të gjithë kësaj është për të na nxitur që të ndiejmë mbikëqyrjen e Zotit dhe t'i frikësohemi e kemi turp prej Tij me sa kemi mundësi. Ky është një kërcënim për t'u larguar nga çdo punë e shëmtuar dhe e ndaluar, e vogël apo e madhe qoftë, e pakët apo e shumtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë