Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 21)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 21

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ اتَّبِعُوا مَا أَنْزَلَ اللَّهُ قَالُوا بَلْ نَتَّبِعُ مَا وَجَدْنَا عَلَيْهِ آبَاءَنَا ۚ أَوَلَوْ كَانَ الشَّيْطَانُ يَدْعُوهُمْ إِلَىٰ عَذَابِ السَّعِيرِ 21 ٢١

Kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që u ka shpallur Perëndia!” ata thonë: “Jo, (por) ne pasojmë të parët tanë”. E, sikur ata t’i thërriste djalli edhe në dënimin e skëterrës, (a do ta pasonin)? (21)

Tefsiri

Kur atyre u thuhet: “Ndiqni shpalljen e Allahut!”, ata thonë: “Jo! Ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë.” -

Atyre u thuhej që të pasonin shpalljet që sollën profetët nga Zoti i tyre, që ishin e vërteta e sigurt. Këtë të vërtetë, Allahu ua sqaroi atyre me argumente të qarta e të plota, por ata thoshin: “Jo, ne do të ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë. Ne nuk kemi për ta lënë kurrë rrugën e të parëve tanë për asnjë shkak dhe fjalë tjetër, kushdo qoftë ai që e sjell atë fjalë. Por Allahu i Madhëruar, duke u kthyer përgjigje atyre dhe të parëve të tyre, thotë:

Edhe pse shejtani është duke i ftuar për në dënimin e zjarrit. -

Ata iu përgjigjën shejtanit dhe ndoqën hapat e të mallkuarit. Ata u bënë ndjekës të shejtanit, prandaj i pushtoi dyshimi e pasiguria. Mos, vallë, kjo i bën ata që t'i ndjekin e pasojnë të parët e tyre në këtë rrugë të humbjes? Përkundrazi, ky fakt duhet t'i bëjë të frikësohen dhe të ruhen që të mos bien në të njëjtin kurth që ranë të parët e tyre. Kjo duhet t’i bëjë që ta shohin qartë devijimin dhe humbjen ku të parët e tyre u zhytën. Çdokush që ndjek hapat e shejtanit dhe refuzon dritën e Zotit i ka hyrë rrugës së humbjes dhe dëshpërimit. Kur shejtani i mallkuar i fton ata dhe të parët e tyre në rrugën e tij, e bën këtë jo nga dashuria e përkujdesi për ta, por nga armiqësia dhe dëshira për t'i shkatërruar e shkaktuar dhimbje e dëshpërim. Kështu, pasues të shejtanit u bënë pikërisht armiqtë e tij, të cilët ai arriti që t'i mashtrojë e nënshtrojë me kurthet dhe hilet e tij. Ai dëshiron që edhe ata të bëhen banorë të Zjarrit që në momentin kur i përgjigjen ftesës së tij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë