Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 23

وَمَنْ كَفَرَ فَلَا يَحْزُنْكَ كُفْرُهُ ۚ إِلَيْنَا مَرْجِعُهُمْ فَنُنَبِّئُهُمْ بِمَا عَمِلُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ 23 ٢٣

Dhe kush mohon, të mos të brengos mohimi i tij. Tek Ne do të kthehen ata, e Ne do t’i lajmërojmë për atë që kanë punuar. Me të vërtetë, Perëndia di ç’ka në zemrat e njerëzve. (23)

Tefsiri

Por ti

(o Muhamed)

mos u brengos për ndonjë që nuk beson! -

Sepse ti e përmbushe atë që kërkohej prej teje. Prej teje kërkohet që t'i ftosh në rrugën e Allahut dhe t’u kumtosh qartë shpalljen e Tij. Shpërblimi i Allahut do të jepet i plotë për plotësimin e detyrës tënde. Nuk ka arsye për t’u trishtuar e dëshpëruar. Nëse njerëzit nuk pranojnë udhëzimin e Zotit, gjithmonë duhet të kujtosh se, nëse do të kishte ndonjë mirësi në ta, Allahu i Lartësuar do t’i kishte udhëzuar në rrugën e drejtë. Gjithashtu, nuk ka pse të shqetësohesh për faktin se ata marrin guximin të shprehin armiqësinë dhe urrejtjen kundër teje dhe për faktin se vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mohimin dhe vetmashtrimin e tyre. As mos u shqetëso pse po vonohet ndëshkimi mbi ta, sepse:

Tek Ne do të kthehen të gjithë dhe Ne do t'u tregojmë gjithçka që ata kanë bërë. -

Allahu do t'i dënojë ata për mohimin e besimit të vërtetë, për armiqësinë e tyre dhe luftën kundër të vërtetës. Ai do t’i dënojë për çdo përpjekje që bëjnë për të shuar dritën e Allahut dhe për mundimin që i kanë shkaktuar Profetit të Tij.

Allahu e di mirë atë që fshihet në zemra. -

Ai e di mirë atë që fshihet në gjoks dhe që njeriu nuk e ka shfaqur haptazi. Atëherë, si mendon ti për ato që njeriu i shfaq haptazi?

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë