Sureja Lukman (Lukmani — لقمان) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




31 Lukman(لقمان), Ajet 25

وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۚ قُلِ الْحَمْدُ لِلَّهِ ۚ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لَا يَعْلَمُونَ 25 ٢٥

E, nëse i pyet ti (o Muhammed) ata: “Kush ka krijuar qiejt dhe Tokën?” – me siguri do të thonë: “Perëndia!” E ti thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk dinë. (25)

Tefsiri

Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” -

Kështu, nëse i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu.” Ata do të dëshmojnë se idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë në gjithësi dhe do të përgjigjen me të shpejtë se është Allahu Ai që i ka krijuar, i vetëm.

Atëherë thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! -

Duke u argumentuar me atë që edhe ata e pranojnë, kërkoju që ta pranojnë dhe të dëshmojnë njëshmërinë e Zotit në adhurim, gjë që ata e mohojnë. Thuaju: “I lavdëruar qoftë Allahu!” Pra, i lavdëruar qoftë Allahu, që e shfaqi të qartë dhe të fortë dritën e së vërtetës. Ai ju argumenton pikërisht me gjërat që edhe ju vetë i pranoni. Kështu, nëse do të kishim logjikë, atëherë do të pranonim se pikërisht Ai që është i vetmi krijues që kujdeset për krijesat e tij dhe është rregullues i të gjitha çështjeve të tyre, pikërisht Ai duhet të jetë i vetmi që meriton adhurimin, bindjen ndaj Tij dhe nënshtrimin e plotë sipas ligjit dhe urdhëresave të Tij.

Por shumica e tyre nuk dinë. -

Prandaj edhe i shoqërojnë Atij shokë në adhurim. Ata kënaqen me besimin e tyre kontraditor, duke treguar se janë tërësisht të paqartë, të mjegullt dhe në dyshime të vazhdueshme. Ata e ndjekin këtë rrugë jo me bindje dhe janë të paditur. Allahu i Lartësuar përmend në këto dy ajete një shembull, për të treguar cilësitë e Tij absolute e të plota, për t'i nxitur dhe inkurajuar njerëzit që t’i njohin mirë dhe të marrin dituri të plotë rreth Tij, si dhe për të qenë tërësisht të sinqertë në adhurimin dedikuar Atij.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë